"Ju flet Moska": Mbi portin maqedonas në Durrës dhe prapaskenat e tij

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deklarata e kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev se do të ketë një zonë në Portin e Durrësi ka qenë në analizën e Kastriot Myftarajt në emisionin e tij "Ju flet Moska".

Sipas Myftarajt ka hije dyshime në lidhje me këtë marrëveshje mes Shqipëisë dhe Maqedonisë. Ai thotë se kjo mund të jetë marrëveshja më e keqe që mund të bëjë qeveria shqiptare.

Myftaraj thotë se fakti që kjo marrëveshje u bë e ditur vetëm nga Zoran Zaev, tregon se pala shqiptare diçka është duke fshehur.

Myftaraj: Kanë kaluar disa javë që kur kryeministri maqedonas Zoran Zaev, i bëri të ditur opinionit publik të vet se qeveritë e Maqedonisë dhe Shqipërisë kanë arritur një marrëveshje së paku në parim që Maqedonia të ketë një zonë të saj në Portin e Durrësit, ku sic tha Zaev do të valvitet flamuri maqedonas.

Ky është një lajm që të jep arsye të dyshosh për prapaskena nga vetë mënyra si bëhet i ditur. Do ishte ndryshe nëse do bëhej e ditur në një takim të përbashkët mes dy kryeministrave. Por bëhet i ditur në mënyrë të njëanshme nga kryeministri Zaev, çka tregon se është pala shqiptare që ka dicka për të fshehur. Ajo që është për tu fshehur është në dëm të interesave shqiptare, jo që do ketë kosto për palën maqedonase.

Shqetësimi im është se në raste të tilla ka marrëveshje të dëmshme në disa elementë që të kujtojnë marrëveshjet e kohës koloniale.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-mbi-portin-maqedonas-ne-durres-dhe-prapaskenat-e-tij

Recommended