"Ju flet Moska": Pyetje Ngjelës për vizitën e tij në Beograd në 1993

  • 5 years ago
#oranews #jufletmoska

Emisioni "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora News analizoi mbrëmjen e sotme vizitën e avokatit Spartak Ngjela në Beograd në vitin 1993.

Myftaraj: Në fund të dhjetorit të vitit 1992, presidenti Xhorxh Bush i vjetri bëri atë që quhet "paralajmërimi i Krishtlindjeve", një paralajmërim për Millosheviçin dhe Serbinë që të mos e zgjeronte luftën dhe në Kosovë ndryshe SHBA do të ndërhynin jo vetëm në Kosovë por edhe në Serbi.

Ishte paralajmërim që vinte sepse në vitet '91-'92 ushtria jugosllave e dominuar nga serbët ishte tërhequr për shkak të nevojave të luftës. Dhe kishte shenja që kishte nisur të rikthehej në Kosovë. Paralajmërimi u përsëirit në 1993 edhe nga administrata e re e Klinton. Serbia e mori seriozisht paralajmërimin se amerikanët mund të ndërhynin në Kosovë ushtarakisht.

Për këtë arsye serbërt deshën të bëjnë diçka që t'ia lënë fajin Shqipërisë për këtë që po ndodh dhe në gazetën më të madhe të opozitës në Shqipëri "Koha Jonë", opozita ishte PS dhe në pushtet ishte PD, në 24 mars 1993 botohet një artikull "Tanket shqiptare drejt verilindjes".

Artikulli shkaktoi reagim të madh në mediat serbe dhe ndërkombëtare, në mediat e Beogradit u interpretua si provë e faktit se ushtria shqiptare po rreshtohet në kufirin e Kosovës, do të nisë lufta në Kosovë, lufta e terroristëve shqiptarë siç thoshin ata.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-pyetje-ngjeles-viziten-e-tij-ne-beograd-ne-1993

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended