"Ju flet Moska": Lufta Indi-Pakistan krijon realitet të ri botëror
  • 5 years ago
#oranews #jufletmoska
Përshkallëzimi i konfliktit të armatosur mes Indisë dhe Pakistanit ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora News.

Myftaraj: Përshkallëzimi i konfliktit të armatosur mes Indisë dhe Pakistanit, dy fuqi bërthamore, dy shtete me popullësi shumë të madhe. Pakistani është shteti i dytë mysliman më i madh në botë, me tepër se 200 milion banorë. India është shteti me popullësinë më të madhe në botë, 200 milion janë myslimanë. Në Kashmir ndodhin përplasjet e armatosura por interesat janë më të gjera.

SHBA-të pas Luftës së Ftohtë kanë bërë partner strategjik Indinë, i kanë hequr dhe sanksionet për projektet bërthamopre dhe tashmë ka një marrëveshje sipas të cilës India do të ndërtojë 6 impiante bërthamore me ndihmën e SHBA.

Pakistani në këto rrethana është lidhur shumë me Kinën, është investuesi kryesor në Pakistan. Edhe ndihma ushtarake kineze është rritur. Bëhet fjalë për një përplasje mes SHBA dhe Kinës dhe pse në terren janë India dhe Pakistani.

SHBA-të u afruan me Indinë sepse duan të kundëpeshojnë Kinën në kontinentin aziatik. Lufta e shkallëzuar për shkak të terrorizmit pakistanez që godet Indinë, India zgjodhi të kundërpërgjigjet duke bombarduar kampet islamike në territorin e kontrolluar nga Pakistani.

SHBA mbajtën një qëndrim të qartë pro-indian. Aksionin ushtarak indian e quajti aksion kundërterrorist dhe i kërkoi Pakistanit të luftojë terrorizmin me bazë në territorin e tij. SHBA kanë humbur besimin ndaj Pakistanit që kur e kërkonin Bin Ladenin.Kashmiri nuk përbën interes kaq të madh sa të luftojnë dy shtete të mëdha për të. India ka interesa më të gjera.

Këto shtete shkojnë në luftë të pashmangshme sepse gjithë ekzistenca e tyre paskoloniale është ngritur në konfliktin me njëri-tjetrin.Nuk ka si të bëhet ndryshe.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-lufta-indi-pakistan-krijon-realitet-te-ri-boteror
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Recommended