Ju Flet Moska: Studentët francezë në 1968 nuk u takuan me De Golin
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe sot në rubrikën "Ju Flet Moska", Kastriot Myftaraj është ndalur tek protesta e studentëve. Ai ka bërë një analogji me protestën e studentëve francezë në 1968.

Kastriot Myftaraj: Protesta e studentëve e ka humbur shumë dramacitetin në rritje që ka pasur këto ditë dhe që fitoi në kulm ditën e djeshme, orët e vona të ditës. Mund të diskutoj shumë arsye përse ka ndodhur kështu. Arsyeja kryesore është se kryeministri ia arriti ta mbajë protestën larg pallatit të tij të pushtetit, selisë së kryeministrisë.

Është një arritje makiavelike që do të thosha, të cilën do ta kishte patur lakmi përshembull De Goli në vitin 1968, i cili u detyrua të largohej nga Elysee-ja dhe të shkonte në Gjermani se iu tremb rrethimit nga protesta studentore e vitit 1968.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-studentet-franceze-ne-1968-nuk-u-takuan-me-de-golin
Recommended