"Ju flet Moska": Pse studentët tanë s'kanë bërë kurrë një revolucion?

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Protestat e studentëve në Tiranë dhe Elbasan kundër rritjes së tarifave dhe pagesës për provimet e mbartura ishin në fokus të analizës së sotme të emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Sot ka qenë ditë e protestave masive studentore në Tiranë. Ishin të befasishme.Kur shikon protesta të tilla të lind një pyetje që ka të bëjë sa me të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen. Pse në Shqipëri nuk është bërë kurrë një revolucion politik me nismën e studentëve?

Kur e them këtë kam parasysh faktin që dhe ai që u quajt revolucioni studentor i vitit 1990, në fakt ishte një lloj teatri i keq i inskenuar nga regjimi. Studentët shqiptarë morën me vete turpin e të qënit të vetmit studentë në botë që morën përsipër të lajnë fytyrën e diktaturës komuniste, duke e bërë bashkëbisedues. Përfaqësia e studentëve u takua me Ramiz Alinë.

Studentët shqiptarë janë më të përqëndruar tek interesat e veta të ngushta. Nuk bëjnë gabim, janë studentë të një vendi të varfër, shumica vinë nga familje të varfra, janë të pa përballueshme rritjet e tarifave studentore duke i llogaritur bashkë me shpenzimet e tjera.

Por fakti që studentëve shqiptarë u mungon ajo prirja për tu drejtuar drejt kauzave më të mëdha, duke kapërcyer interesat momentale që për to janë shumë të rëndësishme, bën që ato të devijojnë në nisma të vogla që kolegët e tyre nëpër Europë i kanë zgjidhur në kuadrin e lëvizjeve më të mëdha, duke bërë revolucione politike.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-pse-studentet-tane-skane-bere-kurre-nje-revolucion

Recommended