"Ju flet Moska": Pse opozitat e sotme në Shqipëri dhe Serbi kanë fat të njëjtë politik
  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Kthesa e papritur e opozitës nga një kurs i fortë kundër qeverisë që nisi me djegien e mandateve në shkurt, vazhdoi me protesta të ashpra, e ka atë shpjegimin në një llogari të gabuar të opozitës. Për këtë duhet të kthehemi pas në shkurt.

Nuk është e rastësishme që vendimi shumë i guximshëm i opozitës, duke pasur parasysh presionin që do të ushtronin ndërkombëtarët, për të djegur mandatet parlamentare erdhi në kohën që një vendim të ngjashëm e mori dhe pjesa kryesore e opozitës në Serbi. Në shkurt, partitë kryesore të opozitës në Serbi nënshkruan atë që e quajtën marrëveshje me popullin në të cilën u zotuan se nuk do të merrnin pjesë në zgjedhje me regjimin e Vuçiç.

Opozita në Shqipëri qartësisht mendoi se presioni ndaj opozitës në Serbi do të ishte shumë i madh nga ndërkombëtarët dhe ka menduar Lulzm Basha me të vetët, me zonjën Kryemadhi, me ato tryezat me kryetarët e partive se ne po bëjmë qëndresë të fortë deri në momentin që do të nënshtrohet opozita serbe. Kur të nënshtrohet ajo nga presioni ndërkombëtar, nënshtrohemi dhe ne. Dhe llogaria nuk ishte e gabuar, se dihet për shkak të marrëdhënieve dhe investimit të madh që kanë bërë ndërkombërtarët në marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën në procesin e normalizimit të marrëdhënieve, presioni do të ishte më i madh ndaj opozitës në Serbi. Shqipëria nuk është më në linjën e parë të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë siç u mundua ta fuste për një periudhë kryeministri Rama, të bëhej një ndërmjetës mes Beogradit dhe Prishtinës. Por opozita shqiptare kishte bërë një llogari gabim, presioni ndërkombëtrar ndaj opozitës serbe është shumë i ulët, pothuajse zero, nuk është i vërtetë. Ndërkombëtarëve u intereson që Vuçiç të fuqizojë pozitën e tij në çfarëdo lloj mënyre.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-pse-opozitat-e-sotme-ne-shqiperi-dhe-serbi-kane-fat-te-njejte-politik

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended