"Ju flet Moska": Si do të ndryshojnë kufijtë Kosovë-Serbi në 2022
  • 5 years ago
#rtvora

Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" ka folur për kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas Myftarajt kufijtë do të ndryshohen në vitin në 2022, pasi të jetë bërë censusi i popullsisë në dy vendet.

Kastriot Myftaraj: Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë do të normalizohen me ndryshimin e kufijve, me shkëmbimin e territoreve. Në thelb kriza e Kosovës me Serbinë është një krizë kufijsh. Këtë po e pohon vetë Serbia. Çështja nuk është më a do të shkëmbehen kufijtë. Kjo do të ndodhë. Çështja është si do ndodhë dhe kur do të ndodhë. Në dijeninë time, kufijtë do të ndryshohen në 2022 pasi të jetë bërë censusi, regjistrimi i popullsisë në dy vende, Kosovë dhe Serbi.

Ndryshimi i kufijve ka dhe një anë që është edhe lëvizje e popullsive. Ne thelb, ndryshimi i kufijve të Kosovës nuk do të jetë kaq mekanik që merr Serbia, Kosovën veriore dhe merr Kosova, Medvegjën, Bujanovcin dhe Preshevën. Në fakt shikohen interesat strategjike të të dyja palëve. Kosova ka interes të marrë liqenin e Ujmanit.

Mund të marrë pjesë të Zubin Patokut dhe pak nga krahina e Tutinit. Pra gjithsej bëhet fjalë për 330 km2 në Kosovën Veriore, të cilat Serbia do të marrë pjesë, por do të kompesohet në tre komunat Medvegjë, Bujanovc dhe Preshevë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-si-do-te-ndryshojne-kufijte-kosove-serbi-ne-2022

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended