"Ju Flet Moska" - Sekreti i përbashkët i kandidatëve për kryeministër në zgjedhjet e Kosovës
  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Mbrëmjen e sotme gazetari dhe moderatori i emisionit ?Ju Flet Moska? në RTV Ora trajtoi temën ?Sekreti i përbashkët i kandidatëve për kryeministër në zgjedhjet e Kosovës?.

Sipas Myftarajt sekreti i tyre është rregullimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kastriot Myftaraj: Ditën e dielë në Kosovë mbahen zgjedhjet parlamentare dhe në këto zgjedhje paraqiten përveç partive dhe liderë që janë kandidatë të shpallur tashmë për postin e kryeministrit të Kosovës. Kandidatët për kryeministra të Kosovës kanë shumë gjëra të ndryshme midis tyre, premtojnë dhe zotohen, por të gjithë veçanërisht ata që kanë një mundësi të vërtetë kanë një që do ta quaja sekretin e tyre të përbashkët. Sepse ata janë të vetëdijshëm që për të kryer atë gjë ndërkombëtarët i nxitën këto zgjedhje të parakohshme. Kryeministri do të ketë si qëllim kryesor për atë që unë e kam quajtur sekretin e tyre të përbashkët.

Kryeministrat e Kosovës, dikush më parë e dikush më me vështirësi, e i bindur zbatojnë të gjithë axhendën që kanë ndërkombëtarët për Kosovën, flas për BE dhe SHBA. Sekreti i tyre është se kryeministri që do dalë nga zgjedhjet së bashku me ministrin e Punëve të jashtme do të hyjnë në marrëveshje me homologët në Beograd, për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo që nuk thuhet është se kryeministri i Kosovës, cilido qoftë ai, dhe këtu guxoj të bëj një parashikim: "Do të bëjë pikërisht zbatimin e kësaj pjese të axhendës së ndërkombëtarëve, që unë e quaj sekret i përbashkët.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-sekreti-i-perbashket-i-kandidateve-kryeminister-ne-zgjedhjet-e-kosoves

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended