"Ju flet Moska": SHELL shet në Kosovë me partner vendas, këtu me grek

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj u përqëndrua me analizën e tij mbrëmjen e sotmen në tregun e hidrokarbureve.

Myftaraj tha se kompania më e madhe në botë për shitjen e naftës, SHELL, parashikon të futet në tregun shqiptar përmes kompanisë greke "Koral".

Myftaraj thotë se SHELL një Kosovë ka zgjedhur një partner vendas, ndërsa në Shqipëri dhe pse SHELL është e pranishme vetë si kompani me kërkimet për naftën, zgjedh të vije me partner grek.

Për Kastriot Myftaraj, arsyeja e vetme e këtij vendimi është mosgarancia, që do përputhet marka me produktin në treg.

Myftaraj: Përtej ngjarjeve të bujshme politike siç ishte ngjarja e fundit me minoritarin grek me shtetësi të dyfishtë Kaçifas, vrasja e tij në përplasje të armatosur me policinë shqiptare dhe më pas ato manifestimet vorio-epiriote që pasuan.

Këto janë ngjarje që bëjnë bujë dhe diskutohen. Por njëkohësisht kanë ndodhur ose janë duke u zhvilluar disa ngjarje të tjera që nuk janë kaq të bujshme në ecurinë e tyre, por të bujshme bëhen kur prekin xhepat e shqiptarëve. E kam fjalën për disa zhvillime në fushën ekonomike në marrëdhëniet shqiptaro-greke, ku ndodhin gjëra shumë të çuditshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-shell-shet-ne-kosove-me-partner-vendas-ketu-me-grek

Recommended