"Ju flet Moska": Nesër nis kulti grek i Kaçifas në territorin shqiptar

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj analizoi edhe sonte rastin e Kostandinos Kaçifas.Për Myftaraj, grekët përmes Kaçifas bënë të mundur ëndrrën për krijimin e një kulti të heroit të Vorio Epirit në Shqipëri.

Myftaraj: Nesër grekët fillojnë të realizojnë më në fund atë që e kanë kërkuar për kaq shumë kohë, një kult për Vorio Epirin. Të kenë atë që kanë shqiptarët në Kosovë, një kult të Luftës Çlirimtare. Krahasimi me logjikë nuk është i mundshëm, por logjika e grekëve nuk funksionon kështu.Ideja është që Kaçifas të shndërrohet në një martir të Vorio Epirit që ju ka munguar grekëve në këto varreza të të rënëve të tyre në luftë me Italinë.

Grekët e ndienin që kjo kauza e varrezave të luftës italo-greke në Shqipëri ishte diçka që nuk shkonte. I shikonin jo si varreza kundër fashizmit, por kundër shqiptarëve. Në këto varreza nuk kishte asnjë grek të vrarë nga shqiptarët, por grekë të vrarë nga italianët. Çështja ishte se këto varreza duheshin kthyer në varreza anti-shqiptare dhe incidenti me Kaçifas ua bëri të mundur këtë gjë grekëve.

Ata tani jo thjesht kanë ndërtuar varrezat, por do të ndërtojnë dhe një memorial të madh për Kaçifas ku brenda do ketë një kishë, gjëra çfarë mund të thotë një mendje e çartur e nacionalizmit fetar, një memorial që nuk e ka asnjë grek që ka luftuar për çlirimin e Greqisë, por do ta ketë Kaçifas. Kanë filluar planet të bëhen për këtë gjë.

Gjithçka nesër do të fillojë me atë varrimin politik të Kaçifas, ku policia shqiptare do të jetë për turpin e saj dhe shtetit shqiptar, vëzhguese. Ku një njeri që është vrarë duke i ngritur armën policisë së shtetit shqiptar do të përcillet me nderime shtetërore greke, me nderime politike si hero.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-neser-nis-kulti-grek-i-kacifas-ne-territorin-shqiptar

Recommended