Ora News - Mesazhi i ekstremistit grek që u ndalua në kufi, nesër ceremonia për Kacifas-in

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Ekstremisti grek që u ndalua në kufi, rreth orës 15:15 të pasdites së sotme, Babis Karathanos kishte shpërndarë edhe një mesazh në rrjetet sociale.

Pasi iu ndalua hyrja në Shqipëri, motivacioni i të cilit ende nuk dihet, Karathanos kishte shkruar në facebook se shqiptarët dhe në veçanti kryeministri Edi Rama janë duke ndaluar grekët që të kalojnë kufirin.
Sipas tij kjo është qesharake, ndërsa i kujtoi Ramës se grekët nuk luftojnë dhe terrorizmi i tij nuk do të kalojë.

?Dokumenti i fotografisë thotë se nuk më lejohet të hyj në Shqipëri sepse dokumentet e mia të udhëtimit nuk janë në rregull. Pas disa orësh, shpenzuar në kufirin e Greqi-Shqipëri duke u përpjekur për të arritur në Bularat për të marrë pjesë në memorialin e Kostandin Kacifas, ata më dhanë këtë dokument dhe më ndaluan të hyj në Shqipëri. Sigurisht, me këto dokumente të njëjta udhëtimi që shpesh udhëtoj në Evropë. Por jo në Shqipëri. Kryeministri i këtij vendi që ndalon qytetarët grekë të kalojnë në territorin e saj me justifikime qesharake, uron të ketë një takim me Kryeministrin grek. Ai gjithashtu dëshiron që vendi i tij të bashkohet me familjen europiane. Ndërkohë në bazë të përditshme, po terrorizon pakicën kombëtare greke të Epirit të Veriut. Por le të dijë se grekët grekë nuk luftojnë dhe terrorizmi i tij nuk do të kalojë?- shkruan Babis Karathanos në facebook.

Ditën e nesërme në fshatin Bularat pritet të mbahet ceremonia pë Kostandin Kacifas, vrarë një vit më parë pas përplasjes me FNSH.

Për shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/kapet-greku-ne-qafe-bote-tentoi-te-kaloje-kufirin-ne-kembe

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended