"Ju flet Moska": Shteti shqiptar s'e quan "terrorist" grekun Kaçifas

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

"Ju flet Moska" ia dedikoi edhe emisionin e kësaj të martë rastit të vrasjes së Kostandinos Kaçifas në Bularat.

Përmes analizës së tij, Kastriot Myftaraj, sqaroi se çfarë përfaqëson minoritari grek në kuptimin e kodit penal shqiptar.

Kastriot Myftaraj: 8 ditë pasi është vrarë minoritari grek Konstandinos Kaçifas me shtetësi të dyfishtë shqiptare dhe greke, ka një detaj. Çfarë është i vrari në kuptimin e kodit penal shqiptar? Në media për të përdoret fjala terrorist. Por policia e shtetit në njoftimin e saj për ngjarjen dhe prokuroria në njoftimin për hetimet që ka nisur nuk e përdorin fjalën terrorist.

Arsyeja është se ligji jonë mbi terrorizmin, ua pamundëson si policisë së shtetit ashtu dhe prokurorisë që ta quajnë terriorist. Neni 230 përfshin 18 raste, situata të mundshme në të cilat kryhet një vepër me qëllime terroriste. Asnjë nuk është rasti i Kaçifas.Nuk mund ta klasifikosh si terrorist me ligjin shqiptar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-shteti-shqiptar-se-quan-terrorist-grekun-kacifas

Recommended