"Ju flet Moska": Si po punon Gjermania për Shtetin e Bashkuar Shqiptar

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #jufletmoska

Është krijuar një përshtypje sikur Gjermania është kundër projektit për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor, e përkatësisht të asaj që po quhet një marrëveshje Thaçi-Vuçiç e mbështetur nga amerikanët që thonë nëse merren vesh dy palët ne nuk kemi kundërshtim.

Duket sikur Gjermania nuk është në të njëjtin pozicion me SHBA në këtë pikë. Kjo duket të jetë një formë taktike për të mos krijuar frikëra të mëdha në rang global, sikur Gjermania dhe Amerika janë bashkuar për të ndryshuar kufijtë e Ballkanit dhe pastaj kushedi më tutje.

Gjermania në 10-vjeçarin e fundit ka bërë lëvizje të kushtueshme për të krijuar atë që quhet infrastruktura e Bashkimit Kombëtar Shqiptar. E kam fjalën për një rrjet energjitik që lidh Shqipërinë me një trojet e tjera shqiptare.

Problemi i madh i Shqipërisë të para vitit '90 ka qenë se kishte vetëm një linjë energjitike, me Malin e Zi, në atë kohë ishte pjesë e Jugosllavisë. Kështu Shqipëria u kyç në atë sistemin energjitik të Jugosllavisë që sillej në një unazë përreth Beogradit.

Ajo që po shikojmë është se me shpenzimet gjermane ndërtohet linja e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, me financim gjerman. Me financim gjerman tashmë është ndërtuar linjë e interkonjeksionit Shqipëri-Mali i Zi nga Elbasani në Podgoricë. Kjo linja e Malit të Zi ka rëndësi sepse e hap Shqipërinë drejt tregut perëndimor.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-si-po-punon-gjermania-shtetin-e-bashkuar-shqiptar

Recommended