"Ju flet Moska": Si dhe pse Basha nxitet nga Trump kundër Ramës
  • 5 years ago
#oranews
Vendimi ekstrem i opozitës për djegien e mandateve ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora News.

Myftaraj: Vendimi i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për djegien e mandateve të opozitës, një vendim në të cilin u bashkua dhe LSI, por vendimi i parë ishte i Bashës dhe këmbëngulja ishte e atij. Është një vendim që nuk është në natyrën e Lulzim Bashës dhe atë që ka treguar ai deri tani. Në karakterin e tij nuk mund të thuhet se është një politikan i vendimeve të forta.

Dikush mund të thotë se pas vendimit qëndron ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha, por nuk e besoj që Basha të marrë vendime të tilla për të cilat ai ka të gjithë përgjegjësinë, ndërsa nëse nuk është ai që e ka marrë drejtëpërdrejtë vendimin përfiton dikush tjetër. Gjithësesi vendimi është i Bashës dhe analizat janë sesi është e mundur që një njeri kaq i kujdesshëm, si është e mundur që Basha, ky politikan që nuk është tipi i atyre politikanëve që kapërcejnë Rubikonin ta ndërmarrë këtë akt. Ai tashmë e di se çfarë është presioni i madh amerikan.

E di shumë mirë që presioni do të vijë duke u rritur, që tani ka filluar nga BE dhe SHBA. Atëherë si i ka hyrë Basha kësaj aventure, a ka ndonjë mbështetje amerikane Basha që qëndron përtej burokracisë së DASH? Zëri i Amerikës ndërmori një fushatë të paprecedent që publikonte përgjime që godisnin qeverinë e Ramës. Kuptohet që administrata e Trump dëshiron një përmbysje politike në Shqipëri, dëshiron largimin e Ramës nga pushteti dhe pse jo dhe nga drejtimi i PS.

Vëzhguesit e Presidentit Trump kanë vënë re një gjë që Presidentin e superfuqisë së botës nuk e marrin shumë seriozisht në botë dhe për këtë arsye ndërmerr veprime të forta. E shikojnë si një lloj magjistari të Ozit.Trump është në provë para këtyre diktatorëve që janë mësuar të shohin realitetin në mënyrën e tyre dhe rregullat e tyre janë pak a shumë ato të xhunglës, mbijetesës. Rama do të donte që fyerjet ndaj Trump të harrohen. Nxitja e Bashës sipas të gjitha analizave dhe të dhënave ka ardhur nga rrethi i presidentit Trump dhe kjo e bën edhe më të madh shqetësimin e Ramës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-si-dhe-pse-basha-nxitet-nga-trump-kunder-rames
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended