"Ju flet Moska": Të huajt që po bëjnë grusht pushteti ndaj Edi Ramës

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #jufletmoska

Afër mesit të vitit të dytë, të mandatit të dytë qeverisës së kryeministrit Rama ai ndodhet në momentin më të vështirë të tij, ku rrezikon të humbë pushtetin.

Ai ndodhet në një moment ndoshta më të vështirë se Berisha në të njëjtën periudhë të mandatit të tij të dytë.

Ka një ndryshim mes Ramës kryeministër, Berishës kryeministres, Nanos kryeministër, Metës kryeministër edhe Majkos kryeministër.

Të gjithë kur erdhën në pushtet si kryeministra, ndërkombëtarët nuk kishin ndonjë iluzion se do zbatonin ndonjë filozofi politike të veçantë qoftë Nano apo Berisha. Interesi parësor i ndërkombëtarëve ishte që të ruhej stabiliteti politik në vend.

Në rastin e Ramës gjërat janë më të ndërlikuara, sepse Rama erdhi në pushtet me pretendimin se do sillte një filozofi të re. Rama ka ardhur në pushtet nga një fondacion, SOROS, i cili pretendon për një lloj filozofie të re politike.

Përtej spekulimeve që bëhen me atë, Sorosi ka bërë një investim të madh, për të bërë ndryshimin e shoqërive në vendet ish-komuniste, ka kritika për këtë ndryshim, një prej kritikëve jam edhe unë. Kritikat duhet të bëhen në bazë të rezultateve.

Ata njerëz që e mbështetën Edi Ramën dhe i dhanë mundësi të kontrollojë partinë në këtë masë që e kontrollon.

Këto forca tani janë në atë mëdyshjen, që gjithë ky projekt që u bë për Shqipërinë të braktiset për hir të pushtetit të Edi Ramës, apo të dalë një ekip i ri që s'ka lidhje me të këqijat e mandatit të Edi Ramës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-te-huajt-qe-po-bejne-grusht-pushteti-ndaj-edi-rames

Recommended