"Ju flet Moska": Duhen masa ndaj rrezikut të sulmit iranian me raketa

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dëbimi i diplomatëve iranianë nga vendi ynë ishin në fokus të analizës së emisionit të sotëm "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj.

Kastriot Myftaraj: Autoritetet shqiptare, qeveria kanë dëbuar nga Shqipëria, ambasadorin e Republikës Islamike të Iranit së bashku me një diplomat tjetër. Arsyeja nuk bëhet e qartë me detaje, por në atë që del është se vendet aleate të Shqipërisë dhe shërbimet e fshehta të tyre e kanë informuar qeverinë shqiptare dhe shërbimet tona të fshehta se diplomatët iranianë në Shqipëri punonin për të kryer akte destabilizuese, akte deri terroriste për shkak të strehimit në Shqipëri të organizatës të muxhahedinëve të popullit iranian që kërkon përmbysjen e regjimit në fuqi në Iran.

Qeveria shqiptare ka marrë përgëzime të drejpërdrejta për dëbimin e ambasadorin iranian, si nga Këshilltari Europian i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga vetë presidenti Trump, nga Sekretari i Departamentit të Shtetit.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar këto letrat e falenderimit dhe është mirë që Shqipëria pozicionohet në këtë mënyrë, në aleancë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj një fuqie si Irani, një shteti i cili që nga viti 1979 vazhdon të jetë një forcë destabilizuese në Lindjen e Mesme dhe më gjerë, një sponsor ndërkombëtar i terrorizmit i lidhur me regjimet më të këqinj, me shtetet banditë më të këqinj të botës.

#oranews #jufletmoska #kastriotmyftaraj
Për më shumë lexoni në:

Recommended