"Ju flet Moska": Çfarë ka bërë Shqipëria që nga 1913 për Kosovën?!
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" ka folur për kontributin që Shqipëria ka dhënë për Kosovën, duke hedhur kështu poshtë zërat nga Kosova se Shqipëria jo vetëm nuk ka bërë gjë.

Myftaraj: Në Kosovë ka një propagandë në të cilën kontribuojnë persona publikë, jo të parëndësishëm, qoftë edhe për shkak se kanë marrë poste politike. P.sh Halil Matoshi, këshilltar dhe deputet i partisë së kryeministrit Haradinaj, apo edhe si Nexhmedin Spahiu të cilët duan të ngulisin në mëndjen e shqiptarëve të Kosovës ide sikur shteti shqiptar jo vetëm nuk ka bërë ndonjë gjë për të ndihmuar Kosovën, që nga 1913 kur u bë ndarja e madhe në Konferencën e Londrës, por edhe ka dëmtuar shumë atë.

Për të folur me fakte, në rast se do të shikojmë fuqinë relatuive të shteteve vemë re se Shqipëria e 1913 megjithëse u bë shtet në letër nuk ishte në gjendje më të mirë se Kosova, pra ishte e mjeruar, e sapo dalë nga disa fushata shkatërruese të xhonturqve.

E shkelur njësoj si Kosova nga fuqitë ballkanike. Pra Shqipëria për një periudhë relativisht të gjatë pas krijimit si shtet nuk kishte ndonjë mundësi të madhe të bënde ndonjë gjë për Kosovën, por ka bërë maksimumin.

Pasi u vendosën kufijtë Shqipëria strehoi një numër shumë të madh shqiptarësh përtej kufirit, të ikur nga dhuna serbe dhe këtyre u dha tokë në tokat në pronë shtetërore. I ndihmoi me sa mundi me asistencë mjekësore, me ushqime, me shkollim. Aq shkolla sa mund të hapte shteti shqiptar atëherë, një pjesë jo e vogël e vendeve ishin të rezervuar për vëllezërit e ardhur nga ana tjetër e kufirit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-cfare-ka-bere-shqiperia-qe-nga-1913-kosoven
Recommended