"Ju Flet Moska": “Kutia e Pandorës” është hapur tashmë – çfarë pritet

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kjo shprehje më se popullore e marrë nga mitologjia greke dhe përputhja me realitetin në të cilin ndodhet vendi ynë ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Shpesh dëgjojmë të thuhet një shprehje që do hapet kutia e Pandorës nëse ndodh kjo apo ajo. Është një shprehje që për shumicën e dëgjuesve dhe teleshikuesve është hermetike, e pakuptueshme.Të gjithë e dinë se diçka e keqe ndodh, por se çfarë konkretisht nuk e kanë të qartë. Është fjala për një mit nga mitologjia e lashtë greke. Është e çuditshme sesa përputhet realiteti brenda mitit me gjendjen në të cilën janë shqiptarët sot.

Pandora ishte një krijesë mitologjike të cilën Zeusi ja dërgoi vëllait të Prometeut, dhuroi një nuse për një njeri të cilin gjoja e donte, por në fakt e urrente. Epimetheu ashtui si i vëllai Prometeu ishte një titan, qënie e perëndishme. Kjo rrëfenja mitologjike shpreh në mënyrë figurative të vërtetat që kanë të bëjnë me gjithë kohërat.

Kryeperëndia Zeus u zemërua me dy qënie të perëndishme të tjera që donin të ndihmonin njerëzimin që gjendej në terr, padije. Nuk dinte as të ndizte zjarrin, as të bënte dritë.Në këto rrethana dy titanë që u vjen keq për njerëzimin vendosin ta ndihmojnë atë. Prometeu u mori zjarrin Perëndive dhe ua dhuroi njerëzve për këtë u quajt tradhëtar i Olimpit.Prometeu mori dënimin, e lidhën në shkëmb dhe i vunë shqiponjën që hante mëlçinë.

Epimetheu mori një dënim në dukje më të butë, të cilin do ta vuante më shumë. Zeusi urdhëroi Efestin që i ishte vjedhur zjarri që të prodhonte një femër prej balte dhe ti jepte me vete një qyp ku ti ishin fshehur të gjithë të këqiat. Kjo do shkonte si nuse tek Epimetheu.Kështu ndodhi.

Shkoi ajo, dhe dhëndri hap qypin me dhurtatat që ka sjellë nusja dhe shpërndahen në botë të gjithë të këqiat kundër njerëzimit. Mbetet vetëm shpresa.Kutia e Pandorës në realitetin tonë si shprehje ka një kuptim të madh sepse realisht në Shqipëri janë dy botë, e perëndishme që është bota e politikanëve dhe pjesa më e madhe e botës së medias.Dhe bota tjetër e njerëzve të rëndomtë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-kutia-e-pandores-eshte-hapur-tashme-cfare-pritet

Recommended