"Ju flet Moska" - Çfarë u kuptua nga pritja që familja i bëri Alvinit në Aeroportin e Romës

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Në emisionin e tij "Ju Flet Moska" Kastriot Myftaraj ka trajtuar çështjen e kthimit të Alvin Berishës, nga kampi Al-Hol në Siri. Myftaraj është ndalur tek pritja që i është bërë vogëlushit. Sipas tij, ajo që të bën përshtypje në këtë pritje është mungesa e një flamuri shqiptar nga ana e familjes Berisha.

Myftaraj: Historia e Alvin Berishës që u nxor nga kampi i ISIS në Siri, do të harrohet shpejt. Është një kapitull i mbyllur. Por ka disa anë që nuk duhen harruar.

Këtu do veçoja dy episode që kanë të bëjnë me pritjen që iu bë Alvin Berishës nga familjarët në Itali dhe më herët në Bejrut nga të dërguarit e shtetit shqiptar.

Historia e Alvinit tërhoqi vëmendjen e mediave në botë. Nga mënyra si do ta priste familja Alvinin, familja do shprehtë të vërtetën e saj. Familja kishte rastin të tregonte para Italisë që e ka strehuar, para shqiptarëve të vërtetën e saj.

Shteti shqiptar u mundua që ta vinte në vend nderin e kësaj familje për shkak se kishte të bënte me dinjitetin e Shqipërisë. Megjithë kritikat që iu bënë Sandër Lleshit unë them se mirë bëri që shkoi në Bejrut.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ju-flet-moska-cfare-u-kuptua-nga-pritja-qe-familja-i-beri-alvinit-ne-aeroportin-e-romes

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended