Ora News – Rama: Kutia e Pandorës për hashashin është hapur!

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama ju referuar disa statistikave policore kur deklaroi në Kuvend se sipërfaqja e mbjellë me hashash është shkatërruar në 96 për qind vitin e shkuar, ndërsa theksoi se në vitin 2013, është shkatërruar vetëm 7%.
Sipas kryeministrit, Kutia e Pandorës është hapur për shkak të debatit publik për të. Kryeministri vlerësoi edhe ministrin e Brendshëm për luftën ndaj këtij fenomeni, ndërsa pat një ?thumbim? edhe për ish-kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Rama: Në vitin më të mirë të qeverisë së Partisë Demokratike, sipas Guardia di Finanza është shkatërruar vetëm 7% e sipërfaqes së mbjellë. Shikoni tani se si rritet hashashi një vit më pas kur ministër është kryetari aktual i Partisë Demokratike. Bazuar në shifrat e Guardia di Finanza, 7% sipërfaqe e shkatërruar në vitin 2013, 96.4% sipërfaqe e shkatërruar vitin e kaluar. Kujt ia tregoni? Ndryshimi është se nëse ne kemi shkatërruar në vitin për të cilin fola disa herë më shumë, ne e kemi hapur kutinë e pandorës. Nuk e kemi mbajtur mbyllur, për të bërë menaxhimin politik të parcelave. Lazarati ka qenë i menaxhuar politikisht. Ka qenë banka e madhe e parasë së zezë, që ne e shkatërruam. Ndërkohë që parcelat e tjera, për të cilat ne akuzohemi, ka qenë të menaxhuar politikisht.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-ne-vitin-me-te-mire-te-pd-u-shkaterrua-vetem-7-e-hashashit/

Recommended