RTV Ora – Rama: BE është e rëndësishme për ne, nuk mund të heqim dorë
  • 5 years ago
#rtvora
Në një kohë që situata politike në Shqipëri është e nxehtë, ashti si temperaturat e verës kryeministri Edi Rama ka folur nga forumi Concovos në Salzburg për hyrjen e tij në politikë, duke dhënë edhe mesazhe për kundërshtarin.

Rama: Ne kemi një jetë shumë të vështirë politike. Besoj fortë se cilësia e demokracisë dhe e të bashkëjetuarit nuk varet nga sa shumë biem dakord, por nga mënyra se si nuk biem dakord. Ne nuk biem dot dakord as për kohën. Duhet të piqemi sepse demokracia nuk është e thjeshtë. Rritja, maturimi janë pjesë e këtij tranzicioni të dhimbshëm dhe Europa është shumë e rëndësishme dhe Integrimi Europian është unik, sepse na jep mjetet për t'u modernizuar. Na jep mënyra dhe njohuri për të ndërtuar institucione. Për të ndërtuar një sistem drejtësie të besueshëm.

Në një komunikim me moderatorin Hans Ulrich Obrist, drejtori i Galerisë ?Serpentine? në Londër Rama kujtoi edhe episodin kur protestuesit e opozitës shkatërruan kërpudhën para Kryeministrisë, duke treguar edhe për telefonatën me autorin e veprës.

I pyetur në lidhje me integrimin e Shqipërisë, kryeministri u shpreh se "nuk është se duam të bashkohemi me Evropën e ti shtojmë kokëçarje drejtuesve të saj që mesa duket janë lodhur me disa vende që kanë ardhur së fundmi. Ne duam të ndërtojmë një vend evropian dhe një rajon evropian, me institucione dhe shtet të së drejtës dhe me demokraci funksionale", - tha Rama dhe për këtë ka vetëm një mënyrë. Vetëm përmes bashkimit me Europën.

Rama: Nuk më kapën dot mua dhe kapën kërpudhën. Kërpudha u thye. Isha shumë i lumtur kur më mori në telefon pas një muaji dhe më tha kam një ide faantastike. Do e bëjmë prap. Do e bëjmë prap, por duhet ta ngremë 25% më lartë, që kushdo që e prek ta dijë se do të kthehet më e lartë. Kjo do t'i pengojë njerëzit që ta prishin kërpudhën, por nëse ja dalin kërpudha do të rritet. Më duket shumë e bukur të mbijetosh me rritje dhe të reagosh duke u rikthyer. Mezi pres kërpudhën që do të jetë më e madhe tani, gjë që mund të nxisë protesta të tjera, por pastaj do e zmadhoj më shumë sepse jeta vazhdon.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rama-be-eshte-e-rendesishme-ne-nuk-mund-te-heqim-dore
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended