RTV Ora -Kaso: 30 qershori është shfuqizuar, rolin e Kushtetueses nuk mund ta marrë Rama
  • 5 years ago
#rtvora

Sekretari për Çeshtjet Zgjedhore për Partinë Demokratike, Ivi Kaso në një deklartë për mediat përgënjeshtori kryeministrin Edi Rama, i fundit ky i cili është shprehur se në mungesë të gjykatës Kushtetuese vendimet e presidentit kur bëhet fjalë për zgjedhje të shqyrtohen nga Kolegji Zgjedhor.

Sipas Kasos, Rama ka paracaktuar vendimin e ditës së nesërme, në favor të interesave të tij.

Ivi Kaso: Dekreti i Presidentit për zgjedhjet është botuar në fletoren zyrtare dhe është i zbatueshmë për të gjithë në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Kundër këtij dekreti nuk ka asnjë ankimim as në Gjykatën Kushtetuese, sepse ajo nuk ekziston. As në gjykatat e tjera të vendit sepse ajo nuk ekziston. Edi Rama ka vetëm një rrugë për të shpallur të pavlefshëm dekretin e Presidentit, ankimimin e tij në e tij në Gjykatën Kushtetuese.

Edi Rama gënjeu publikisht kur deklaroi për Radio Evropa e lirë se Gjykata Kushtetuese ka vendosur që kur aktet e presidentit të Republikës lidhen me zgjedhjet këto akte shqyrtohen nga Kolegji Zgjedhor.

Praktikisht në këtë mënyrë ai ka paracaktuar vendimin e nesërm të Kolegjit Zgjedhor.

Rolin e gjykatës nuk mund ta marrë as Rama, as kamikazët e tij në poste drejtuese edhe as Kolegji Zgjedhor.

Ky është një mashtirm për të zbuluar skenarin e Ramës për të ngritur një shtet privat me institucione private, që marrin vendime në emër të interesave të tij.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kaso-30-qershori-eshte-shfuqizuar-rolin-e-kushtetueses-nuk-mund-ta-marre-rama
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended