U shkarkuan nga vettingu, SPAK nis hetimet, merr dosjet e gjyqtarëve të 'Kushtetueses' e të Lartë
  • 4 years ago
Prokuroria e Posaçme antikorrupsion ka tërhequr të gjitha dosjet e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, të cilët janë shkarkuar nga vettingu.

Burime nga SPAK për Report TV bëjnë të ditur se po verifikohen nëse ka elementë të veprës penale për pastrim parash apo korrupsion dhe fshehje pasurie për shkak të funksionit që kanë patur.

Hetimi i është besuar dy prokurorëve, ndërsa ekspertët financiar do të verifikojnë çdo transaksion ndër vite.  Ndërkohë javën e ardhshme pritet të thirren në SPAK të gjithë ish-gjyqtarët e shkarkuar.

Gjyqtarët e shkarkuar

1. Shkëlzen Selimi, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë, shkarkua

2. Admir Thanza, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, shkarkuar

3. Tom Ndreca, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, shkarkuar

4. Gani Dizdari, gjyqtar pranë Gjykatës Kushtetuese, i shkarkuar

5. Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar

6. Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar

7. Altina Xhoxhaj anëtare e Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar

8. Artan Broci, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë, shkarkuar

9. Artan Zeneli, anëtar i Gjykatës së Lartë

10. Xhezair Zaganjori, gjyqtar i Gjykatës së Lartë, shkarkuar

11. Edmond Islamaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, shkarkuar

12. Bashkim Dedja, Kyretari i Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar
Recommended