Report TV -Arrijnë në Presidencë anëtarët e Kushtetueses, mungon Vorpsi

  • 5 years ago
Kanë mbërritur në Presidencë për t'u betuar anëtarët e rinj që janë zgjedhur, por edhe Vitore Tusha. E para që arriti në Presidencë me një makinë zyrtare të institucionit, pra Gjykatës Kushtetuese ishte Elsa Toska e zgjedhur nga Kuvendi, ndërsa më pas mbërriti edhe anëtarja tjetër e zgjedhur po nga legjislativil, Fiona Papajorgji. Më pas ngjiti shkallët e Presidencës Marsida Xhaferllari, e dekretuar dje nga Presidenti, ndërsa edhe pse nuk është botuar vendimi në Fletoren Zyrtare, kreu i shtetit e ftoi për t'u betuar. E pyetur nga Report Tv nëse do të paraqitet nesër në zyrë, Xhaferllari u shpreh vetëm "Faleminderit". Presidenti ka ftuar edhe anëtarët e tjerë, që janë Besnik Muçi i betuar pak ditë më parë dhe Vitore Tushën që ishte e vetmja që i shpëtoi vettingut. Por ajo që ra në sy është fakti, që Arta Vorpsi nuk ka shkuar. E ndërsa Presidenti i mbylli dyert për betimin, ajo i dërgoi sot betimin që bëri te noterja.

Recommended