Ora News - Vishaj: Drejtësia në kolaps, anëtarët e Kushtetueses të zëvendësohen pa vetting
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sistemi i drejtësisë po përballet me një situatë kolapsi, pas shkarkimit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, avokati Saimir Vishaj tha se duhet të bëhet menjëherë zëvendësimi i gjyqtarëve, qoftë edhe pa vetting.

Saimir Vishaj: Ajo që unë shikoj në rastin konkret them, pse filloi nga Gjykata Kushtetuese e cila është piramida e një sistemi drejtësise, ashti siç është dhe Gjykata e Lartë duke sjellë një vakum dhe mua kjo më shqetëson sepse nga njëra anë mundohemi të zbatojmë një ligj, siç ështe vettingu nga ana tjetër kemi krijuar një vakum kushtetues duke pushuar së qeni një gjykatë e cila nesër pasnesër të gjitha subjektet që legjitimohen për tu drejtuar gjykatës kushtetuese për shkelje të kushtetutës, aktualisht mungon kuorumi dhe nuk mund të përceptohet një shtet pa Gjykatën Kushtetuese. Kjo është problemi i madh, ku menjëherë sapo fillonte zbatimi i vettuingut shteti me mekanizmat e vet, duhet të kishim kapacitetet zëvendësuese. Por në momentin që ne nuk arrijmë dot të kemi një kuorum të Gjykatës Kushtetuese, nesër mund të jenë subjekt rivlerësimi anëtarët e Gjykatës së Lartë, 9 veta nga Gjykata e Lartë kanë dhënë dorëheqje.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shkarkimi-i-lulos-vishaj-fat-i-keq-qe-vettingu-nisi-nga-gjykata-kushtetuese
Recommended