Opozita doli nga karantina, Basha vijon takimet me qytetarët dhe bizneset: Rama po i çon në kolaps
  • 4 years ago
TIRANE-Lideri demokrat Lulzim Basha ka postuar disa foto në faqen e tij në Facebook nga disa takime me qytetarë dhe biznese lidhur me gjendjen ekonomike dhe problemet që shkaktoi pandemia. Kryedemokrati akuzon Edi Ramën se po zhyt akoma më shumë vendin në varfëri, ndërsa mendon vetëm për karrigen dhe xhepat e tij dhe të 10 oligarkëve.

"Sa më shumë qytetarë takoj aq më prezent bëhet shqetësimi për rrënimin e ekonomisë shqiptare. Faturat dhe taksat e larta, rënia drastike e konsumit por edhe mungesa totale e ndihmës nga ana e qeverisë Rama po e çojnë biznesin në kolaps dhe qytetarët drejt varfërisë së pashmangshme.

Sot në Shqipëri ka 10 herë më shumë të papunë prej keqmenaxhimit të krizës nga Rama, krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Të rinisësh normalitetin pa strategji dhe pa ndihmë konkrete siç bën Rama do të thotë t?i çosh qytetarët drejt krizës së thellë ekonomike dhe greminës së mjerimit.

Pandemia ekonomike ka prekur shumicën e familjeve shqiptare që sot më shumë se kurrë kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje konkrete. Dhe jo për fjalë dhe show në Facebook. Mbi 70% e shqiptarëve janë sot pa asnjë ndihmë ekonomike dhe pa të ardhura. Ndërsa vendi zhytet në varfëri Rama vazhdon të mendojë vetëm për karrigen dhe xhepat e tij dhe të 10 oligarkëve, klientë të tij" shkruan Basha.

Dje Basha dhe aleatët shpalosën strategjinë e re, që synon zbritjen në bazë për të takuar qytetarët me qëllim njohjen me problemet e tyre.
Recommended