Kriza politike dhe ngërçi në Kushtetuese, Meta pret Këshillin e Ambasadorëve në Presidencë
  • 4 years ago
TIRANE-Presidenti Ilir Meta pasditen e sotme ka pritur në një takim Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë për t'i informuar për "situatën e rëndë të funksionimit të shtetit ligjor që rrezikon izolimin e vendit".

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është një organizatë e pavarur, jo fitimprurëse, themeluar së fundmi nga një grup ish- ambasadorësh, president i të cilit është Besnik Mustafaj, ish-ambasador i Shqipërisë në Francë dhe ministër i Jashtëm në qeverinë "Berisha".Në javën e kaluar kreu i shtetit takoi liderin e PD-së dhe partive të tjera në opozitë, ish-presidentët dhe shoqërinë civile.
Recommended