Ora News- Rama thyen heshtjen për Ardi Veliun. Gaboi por nuk është motiv për ta shkarkuar

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Ardi Veliu ka gabuar, por nuk është motiv për ta shkarkuar. Kryeministri Edi Rama thyen heshtjen për veprimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i cili gjatë raportimit në komisionin e sigurisë ne Kuvend shokoi gjithë opinionin me një veprim të paprecedentë.

Në përpjekje për të justifikuar dhunën e uniformave blu ndaj të miturit, kreu i policisë së Shtetit nxori para Komisionit një video të Zaida Çobos nënës së 15-vjeçarit, për t?u provuar deputetëve se bëhej fjalë për një familje jo normale.

Edi Rama: Kam konsideratë të lartë por në këtë rast ka gabuar, por jam më i prirur ti besoj ndjesës së tij publike dhe sqarimit që ia dha sesa të gjithë moralistëve të mexhelistit të këtij vendi. Është fare e qartë që nuk ishte përpjekje për të justifikuar dhunën, pasi punonjësi I policisë është pezulluar menjëherë dhe është çuar në hetim penal por ishte përpjekje e keqshpjeguar për të thënë dakord për të gjitha por dhe familja ka rolin e vet në mirërritjen e brezit të ri.

E thënë ashtu ishte gabim por preferoj ndjesën publike të tij dhe shpjegimet e dhëna prej tij dhe duke vlerësuar integritetin e tij moral dhe profesionalizmin cështja për mua është e mbyllur ata që predikojnë më shumë moral e ligësi morale në këtë vend kam fatin të njoh, sic kam fatin të njoh drejtorin. Mes tyre unë zgjedh drejtorin më vjen keq.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/rama-mbron-ardi-veliun-gaboi-por-nuk-eshte-motiv-ta-shkarkuar

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended