Ora News - “Marrëveshja nuk është reformë”, Meta ironizon Ramën: Më ngjall nostalgji për Ramiz Alinë
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Presidenti, Ilir Meta, ironizoi kryeministrin Edi Rama mbi deklaratat e tij se marrëveshja nuk është reformë zgjedhore por tentativë për të futur opozitën në proces. Kreut të Shtetit këto deklartata i ngjallin nostalgji për presidentin komunist Ramiz Alia, i cili i shtyu zgjedhjet në mënyrë që opozita të marrë pjesë.

"Për mua Marrëveshja nuk është Reformë. Të jemi të qartë! Është thjeshtë një dakordësi për një status quo që Shqipërinë nuk e ndihmon të reformojë sistemin e administrimit të zgjedhjeve, por e ndihmon në një aspekt më të gjerë lidhur me klimën, lidhur me dakordësinë në proces e të tjera e të tjera dhe natyrisht, lehtëson frikën nga zgjedhjet, që ka Lulëzim Basha dhe Partia Demokratike, dhe kjo nuk është pak".

Këto deklarata të një dite më parë nga kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të Kryenegociatorit për zhvillimim e negociatave për antarësimin e Shqipërisë në BE, kaluan me ironi nga presidenti Ilir Meta.

Çaste të tilla, tha ai, i krijojnë nostalgji për Presidentin komunist Ramiz Alia.

Pyetje: Çfarë përshtypje ju bën kur dëgjoni përfaqësuesit e mazhorancës se kjo nuk ishte një reformë, por një marrëveshje për ta futur opozitën në proces?

Ilir Meta: Për pyetjen e parë nuk më ngelet gjë veçse të kujtoj me nostalgji për presidentin ish-komunist Ramiz Alia i cili u shtyu zgjedhjet në vitin 1991 për t?i dhënë mundësi opozitës që të merrte mundësi në zgjedhje.

Gjatë një komunikimi me mediat, Kreu i Shtetit nuk komentoi kërkesën e opozitës parlamentare për heqjen e koalicioneve parazgjedhore, por kërkoi nga palët që ti qëndrojnë marrëveshjes për reformën zgjedhore.

Ilir Meta: Është koha për të kuptuar seriozisht të gjitha këto shqetësime që vijnë nga partnerët tanë europianë të cilët kanë bërë përpjekjet më të mëdha për të lënë derën hapur për Shqipërinë. Por në rast se dera do të mbyllet, gjithë shqiptarët besoj se do ta kenë të qartë se kush e ka përgjegjësinë për këtë çështje.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/jo-reforme-marreveshje-ta-futur-opoziten-ne-ssitem-meta-kujtoj-me-nostalgji-ramiz-aline-ne-91-shin

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended