Ora News - Rama ua mbledh kryebashkiakëve: Harroni blerjet, kush është keq për makinë të gjejë kalë
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Kryeministri Edi Rama njoftoi rishikimin e buxhetit 2020. Në mbledhjen e qeverisë, Rama tha se po studiohet dhe cilat fonde mund të transferohen për vitin e ardhshëm.

Rama tha se e gjithë vëmendje do të jetë te projekti i rindërtimit të banesave të shkatërruara nga tërmeti, ndaj dhe pati një paralajmërim të qartë për bashkitë.

Rama: Ka një zë në projektbuxhet që lidhet me gjithë shpenzimet. Në vitin e ardhshëm nuk do të blihet asnjë makinë, nuk do pajiset asnjë zyrë, nuk do të bëhet asgjë nga ato që kanë qenë rutina e përditshme dhe do të bllokohen të gjitha blerjet e makinave, dollapëve, kolltuqeve, televizorëve e me radhë në të gjitha bashkitë e vendit.

Asnjë shpenzim për këtë punë.Kush do të jetë keq për makinë të gjejë një kalë.Nuk ka problem, kryetarë bashkish me kuaj do të ishin inovacion ekologjik dhe sidomos kryetarë njësish administrative me kuaj do të ishin të mirëseardhur në komunitet që të shkonin shtëpi më shtëpi me kalë dhe të mos vinin vërdallë me vetura në qendrën e qytetit.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/rama-ua-mbledh-kryebashkiakeve-harroni-blerjet-kush-eshte-keq-makine-te-gjeje-kale

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp