"Ju flet Moska": Opozita në Shqipëri ka veç një rrugëdalje (12 mars 2019)

  • 5 years ago
#oranews #jufletmoska
Kriza politike dhe rrugëdaljet e opozitës ishin në fokus të analizës së emisionit të sotëm "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora News.

Myftaraj: Opozita e bashkuar që kanë dorëzuar mandatet parlamentare nëse do ti qëndrojnë presionit të ndërkombëtarëve që do të vinë duke u fuqizuar në javët në vazhdim para zgjedhjeve lokale. Ndërkombëtarët, SHBA dhe BE, në ballafaqimet e forta me palët politike shqiptare dëshirojnë ta thyejnë qëndresën shkallë-shkallë. Objektivi i parë me siguri do të jetë që opozita të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të qershorit dhe pas kësaj të fitojnë kohë ndërkombëtarët për të bërë lëvizjet e radhës.

Pjesëmarrja në zgjedhjet vendore do të ofrohet në një tabaka të bukur si një ëmbëlsirë joshëse që do të përpiqet të bëhet e shijshme për opozitën, duke ju thënë se do të ketë presion ndaj qeverisë që zgjedhjet lokale të bëhen me standarde të larta dhe këto do të jenë një test për zgjedhjet e përgjithshme. Megjithëse opozita ka hequr dorë nga mandatet, ekspertët e negociatave kanë treguar aftësi të jashtëzakonshme. Çdo lloj rrugëdalje e opozitës nënkupton qëndresën.

Qëndresa do të jetë e nevojshme që opozita të merret seriozisht qoftë nga shqiptarët, qoftë nga ndërkombëtarët. Me djegien e mandateve opozita ka filluar një lloj serioziteti që nuk e ka pasur që nga 2005.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-opozita-ne-shqiperi-ka-vec-nje-rrugedalje
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended