"Ju flet Moska": Të fshehtat e kalimit të Gruevskit nëpër Shqipëri

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj analizoi mbrëmjen e sotme arratisjen e ish-kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski, i cili tashmë ka fituar azil politik në Hungari.

Kastriot Myftaraj: Arratia e ish-kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski për mënyrën dhe rrethanat në të cilat ndodhi vazhdon të tërheqë ende vëmendjen në Europë, madje në nivele të larta, qeveria e BE, Komisioni i BE me anë të Hahn i kërkon sqarime Hungarisë për strehimin e Gruevskit.

Ndërkohë Shqipëria, vendi i përzier më shumë nga të gjithë vendet fqinje në këtë histori, e quan të mbyllur. Hesht qeveria se i intereson të heshtë, hesht opozita duke mos e bërë fare temë, hesht media pasi u mor 2-3 ditët e para më këtë çështje. Kjo çështje ka shumë pikëpyetje, ka të bëjë me tema që ndikojnë drejtëpërdrejtë me mbeshtetjen ndërkombëtare që kanë aktorët e mëdhenj të politikës shqiptare duke nisur që nga vetë kryeministrti Edi Rama.

Nikola Gruevski kishte një armik të madh, George Soros, i cili mbështeste kundërshtarin e Gruevskit, kryetarin e opozitës Zaev. E mbështeti aq fort sa Zaev u rikthye në pushtet. Soros ishte faktor i rëndësishëm. Nga ana tjetër dihet që mbështetësi më i madh ndërkombëtar si individ i Ramës është Soros.

Sorosit nuk do ti shkonte kurrë ndërmend që Gruevski do të kalonte nëpër Shqipëri me lejen e Edi Ramës, teori konspiracioni kjo.

Këtu ka pasur një konspiracion që dy njerëz që Soros i fut në atë listën e më të këqinjve të Ballkanit e më gjerë, Gruevski dhe Orban, por çuditërisht në këtë shoqëri demonësh antisorosianë qëndron dhe Edi Rama. Çfarë e detyroi Kryeministrin tonë të përzihej në këtë histori?

Përzierja nuk mund të mohohet. Policia me datë 15 jep një komunikatë ku thotë se Gruevski ka hyrë në Shqipëri me datë 11, nuk tregon vendin e hyrjes.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-te-fshehtat-e-kalimit-te-gruevskit-neper-shqiperi

Recommended