"Ju flet Moska": Ekuacioni i stabilitetit/destabilitetit në Shqipëri
  • 5 years ago
#rtvora #jufletmoska
Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" ka folur për një ekuacion destabilizues në Shqipëri. Sipas tij fakti që ndërkombëtarët e kanë fuqizuar kryeministrin Rama ky është një ekuacion destabilizues dhe jo stabilizues.

Myftaraj: Stabiliteti është qëndrueshmëria e një sistemi, gjendje. Ekziston një teori, që quhet teoria e kontrollit.

Kur thuhet flasim për stabilitet, në një vend, marrim Shqipërinë, një forcë politike në pushtet e mban vendin në kontroll, në bashkëpunim dhe sipas pëlqimit të partnerëve të huaj. Ata janë të interesuar për vazhdueshmërinë e qëndrueshmërisë së kësaj gjendje. Ky është stabiliteti në kuptimin politik, gjeopolitik të fjalës.

Kush kërkon ta ndryshojë këtë gjendje quhet si destabilizues dhe gjendja e re është destabilitet.

Cila është e panjohura e ekuacionit të stabilitetit në Shqipëri?

Kush mund ta destabilizojë Shqipërinë? Ta destabilizojë Rusia sic po flitet shumë. Por cila do jetë kjo forcë pro ruse në Shqipëri?

Të veprosh siç po veprojnë ndërkombëtarët, dmth që veprojnë në mënyrën më të thjeshtë. Marrin një parti, e fuqizojnë atë. Ti e ke pushtetin, ty do të mbështesim. Kështu kanë bërë tani me Edi Ramën. Ti merre shumicën, ne do mbyllim njërin sy për kanabisin, për kriminalitetin, korrupsionin, bëjë çfarë ke të nevojshme për të forcuar pushtetin, bëjë reformën në drejtësi sipas fantazisë tënde.

Ekuacioni i stabilitetit që bëjnë ndërkombëtarët këtu duke fuqizuar një aktor, duke fuqizuar Edi Ramën dhe PS do të kishte kuptim nëse pala tjetër do të shkonte dhe do të vinte në Moskë, gjë që nuk ndodh. Ne nuk jemi Serbia, as vendet e Azisë Qendrore.

Atëherë i bie që rreziku rus është një propagandë. Jo se nuk ekziston, por në kuptimin e përdorimit nga ana e mbështetjes nga ana e opozitës për të marrë pushtetin në Tiranë. Këtë e dinë të huajt.

Por ekziston rreziku që pasi i thua tjetrit shumë herë ndikimi rus, ndikimi rus, atëherë mua nuk më ngelet gjë tjetër veçse ta aprovoj. Ky rrezik sa vjen dhe bëhet më serioz, por faji këtu nuk është i faktorit shqiptar, por i faktorit të huaj.

Nuk ka nevojë për këtë ekuacion stabilitet, mbështesim njërën palë për të marrë pushtetin e vetme. Ky është ekuacion destabiliteti, sepse është një ekuacioni i huazuar nga vendet e Amerikës Latine që ka sjellë destabilitet dhe antiamerikanizëm shumë të egër.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-ekuacioni-i-stabilitetitdestabilitetit-ne-shqiperi
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended