"Ju flet Moska": SHISH dhe ndërhyrja ruse në Shqipëri

  • 5 years ago
#oranews
Raporti i Shërbimit Informativ Shtetëror ishte në qendër të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora News.

Myftaraj: Shërbimi Informativ i Shtetit ka hyrë befasisht në politikën e ditës, ashtu si një tren që del nga shinat diku në lagjet e qytetit dhe këtë e ka bërë në atë mënyrë që nuk ka ndodhur 30 vitet e fundit në politikë. E them këtë sepse edhe Bashkim Gazidede kur bëri atë raportin e tij në 1997 për ndërhyrjen greke në Shqipëri akuzoi se opozita e kohës, PS, në bashkëpunim me OJF dhe fondacionet greke kishte kryer një kryengritje, revolucion, përbysje politike-ushtarake.

Ndërsa sot ditën për diell kryetari i SHISH në një raport të quajtur sekret flet për ndërhyrjen ruse.Është e çuditshme që SHISH që mendohej ti kishte kaluar këto periudha të përdorimit kaq politik, kthehet befasisht në një përdorim akoma më të keq politik. Sigurisht që Rusia tenton të ndërhyjë në çdo vend të NATO-s dhe në Shqipëri por mënyra sesi kërkon SHISH ta paraqesë këtë ndëryrje si përpjekje të opozitës shqiptare për të përmbysur qeverinë është krejt e pabesueshme. Është një formulë shabllone e kohës së Luftës së Ftohtë, është kopjuar dhe keq madje.

Është qesharake të krijohet një fabul se në krye të opozitës proruse në vend qenka Lulzim Basha dhe në krye të qeverisjes antiruse na qenka djali i Kristaq Ramës që ka kryer studimet në Bashkimin Sovjetik dhe është shquar si skulptor për kopjimin e të gjithë monumenteve politiko-historike ruse. SHISH është në kujdestarinë e posaçme të SHBA-së dhe u takon SHBA-ve të marrin përgjegjësinë që kjo maskaradë e neveritshme të marrë fund sepse është qesharake.Nëse do të kishte pasur ndërhyrje ruse në Shqipëri do të ishte alarmuar NATO dhe vendet partnere.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-shish-dhe-nderhyrja-ruse-ne-shqiperi

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended