Ora News - Gjykata arshivon dosjen, vdekja e shqiptarit në Greqi mbyllet pa autor

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtësia greke ka mbyllur pa fajtor dosjen e vdekjes së shqiptarit Pëllumb Marnikollaj në qelitë e paraburgimit në Athinë në gusht të vitit 2016.

Gjyqtari i çështjes i ngarkuar për të realizuar hetimin gjyqësor nuk kanë ndërmarrë ndonjë veprim hetimor por ka vendosur të kthejë dosjen gjyqësore në prokurori dy vite pas ngjarjes, duke rekomanduar që rasti të arshivohet.

Për këtë vendim avokatët e familjarëve të të ndjerit janë ankuar pranë organizatave të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Greqi.

Komitetit Shqiptar i Helsinkit është vënë në dijeni të zhvillimeve nga organizata partnere në Greqi dhe përmes një deklarate njofton se do të kërkojë ndjekjen e mëtejshme të çështjes.

Emigranti shqiptar nga Lezha, Pëllumb Marnikollaj 29 vjeç, humbi jetën me 3 gusht të vitit 2016 brenda rajonit të policisë në lagjen "Anopatisia" në Athinë.

Familja e emigrantit është njoftuar për vdekjen e tij me 12 gusht 2016, 9 ditë pasi kishte ndodhur ngjarja.

Ata pretenduan se i afërmi i tyre është dhunuar nga policia greke, çka ka sjellë si pasojë vdekjen e tij.

Por policia greke pretendon se 29-vjeçari është vetëhedhur nga kati i katërt i rajonit të policisë, duke pësuar dëmtime fizike që i sollën vdekjen.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjykata-arshivon-dosjen-vdekja-e-shqiptarit-ne-greqi-mbyllet-pa-autor

Recommended