Gjykata mbyll dosjen e ceshtjes "Gina" (21 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Ka përfunduar sot në Gjykatën e Faktit Tiranë, procesi gjyqësor për vrasjes e Denis Ginës dhe Median Shehut. Një orë pas vrasjes spektakolare me anti tank pranë fushës së druve të 22 qershorit të një viti më parë, dy persona Ilir Bardhi dhe Genc Ferhati, u akuzuan si të dyshuar për vrasjen e Ginës. 9 muaj më pas i ndaluari Ilir Bardhi u ekzekutua me snajper ku ndodhen dhe dhomat e ajrimit të burgut 313.
Sot trupi gjykues vendosi pushimin e procesit gjyqësor ndaj Bardhit tashmë i vdekur. Ndërsa për të pandehurin tjetër Genc Ferhati, avokati i tij ka kërkuar rënien e masës së arrestit me burg pasi kanë kaluar afatet e hetimit. Dosja hetimore për çeshtjen "Gina" ka mbërritur në Gjykatën e Faktit të Tiranës që në shkurt të këtij viti kur i pandehuri Bardhi nuk ishte ekzekutuar ende.
Procesi "Gina" ka kaluar në duart e tre trupave gjykues. Fatmira Laskaj dhe Gjin Gjoni kanë dorëzuar këtë dosje duke patur impenjime të tjera profesionale. Sot seanca është drejtuar nga gjykatësi Ardian Kalia. I pandehuri Ferhati është sjellë në sallën e gjyqit ku nuk janë lejuar kamerat televizive. Në seancën tjetër, trupi gjykues do të shprehet në lidhje me kërkesën e avokatit për të gjykuar në gjendje të lirë të pandehurin Ferhati.
Tre dëshmirët e thirrur nga gjyqtari Ariston Puka do të dëgjohen në seancat e tjera gjyqësore, ndërkohë që ekspertiza e ADN-së së Ferhatit i cili ka qenë i plagosur në momentin e ndalimit, është bërë nga Policia Shkencore e Prokurorisë së Leçes dhe përjashton mundësinë e njollave të gjakut të viktimave në trupin e të pandehurit.
Vrasja e Denis Ginës, nesër një vit më parë, është pasuar nga disa vrasje spektakolare për të cilat janë hedhur dyshime se janë një seri vrasjesh të lidhura me njëra-tjetrën./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended