Gjykata e Faktit Tirane pa ambiente arkive (16 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Që prej vitit 1993 në Gjykatën e Faktit Tiranë nuk është bërë asnjë inventar i dosjeve të proceseve gjyqësore. Për çeshtje penale apo civile me saktësi, askush nuk mund të thotë se sa mijëra, apo dhjetëra mijëra dosje ekzistojnë. Pasi dikush dënohej, apo një konflikt mes palëve përfundonte, dosja e çeshtjes futej në arkivin e gjykatës që prej vitesh ka shërbyer ky bodrum pa ajrim dhe pa drita.
Bodrumet e gjykatës u përmbytën nga ujërat e zeza. Dhe pse kanë kaluar disa muaj, sot ende sekretaret e gjykatës kalojnë dosjet e mbetura dorë më dorë për të identifikuar çfarë ka mbetur dhe çfarë është shkatërruar. Dosjet e mbetura janë lënë në një nga zyrat e katit të parë ku prej muajsh avullojnë lagështirën e ujërave të zeza që i përmbyti.
Vetëm në përfundim të inventarit, dikush do të thotë se sa është dëmtuar arkivi. Dosjet gjyqësore kanë afat për arkivim dhe për t'u ruajtur deri në 10-15 vjet. Krerët rinjt të Gjykatës së Tiranës kanë kërkuar së fundmi kanë kërkuar komision për të bërë një seleksionim të dosjeve. Ndërkohë Gjykata e Faktit sot është pa ambiente arkivë dhe nëse nuk përmbyten nga ujërat e zeza, për dosjet mbetet rreziku i lagështirës dhe i pluhurit në zyrat e katit të parë.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended