Pishinat e Tiranës - (4 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Këto janë pishinat e Tiranës, të cilat kanë marrë këtë pamje pas investimit privat e quajtur tashmë kompleksi Akuadrom. Pas inagurimit të djeshëm zyrtar këta që e shijojnë sot janë stafi i njerëzve që kanë punuar këtu dhe të afërmit e tyre. Bashkia organizon festimin e 80 vjetorit të klubit Tirana, ndërsa qytetarët vapën e këtyre ditëve do ta shuajn javën e ardhshme, atëhere kur do të rregullohen përfundimisht gjithçka e domosdoshme për pjesën e të vegjëlve.

Bileta hyrëse do të jetë 500 lekë për të rritur dhe 300 lekë për të vegjël pa kufizime kohore. Ky është investimi emergjent i shoqërisë gjermane, për të mos humbur sezonin e sivjetëm. Për katër pishinat shoqëria gjermane e cila do të jetë përgjegjëse deri në vitin 2020 janë harxhuar një milion marka.

Parashikohet që kjo sipërfaqe uji të mbajë një mijë vetë, ndërsa pjesa e banjës së diellit 3500 njerëz. Është shfrytëzuar çdo ambjent duke shtuar dhe një rrëshkitëse 100 metra të gjatë. Një mundësi tjetër kjo për të mytur vapën tiranase, ku në vend të rrugës së gjatë e të mundimshme drejt Durrësit mund të zgjedhin atë më të lehtë e më të shkurtër të pishinave./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended