Prokuroria e Pergjithshme kontroll ne Prokurorine e Tiranes - (17 Qershor 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

25 dosje hetimore janë tërhequr dje nga Prokuroria e Tiranës në Prokurorinë e Përgjithshme. Me urdhër të kryeprokurorit Arben Rakipi, një grup i vogël nga Prokuroria e Përgjithme ka zbritur në prokurorinë e rrethit me një kontroll të menjëhershëm dhe që ka zgjatur vetëm pak orë.

Dosjet e çelura në këtë prokurori në gjashtë muajt e fundit, kanë qenë objekt i kontrollit ku janë parë afatet dhe procedimet e dosjeve. Pas kontrollit të shpejtë 25 dosjet e dyshuara për shkelje dhe për mos korrektësi procedimi, janë tërhequr në Prokurorinë e Përgjithshme ku do të nxirren më qartë nëse ka shkelje.

Dosja e vrasjes së burgut për të cilën hetohen dy persona njëri tashmë i vrarë, por dhe mjaft dosje të tjera për narkotik dhe krime si vrasje e grabitje me dhunë ndodhen tashmë në Prokurorinë e Përgjithshme për një kontroll të detajuar. Është hera e parë që në Prokurorinë e Tiranës të bëhet një kontroll kaq i shpejtë dhe i rrufeshëm për dosje nën hetim, kontroll që parashikohet të pasohet me masa po kaq të rrufeshme deri në shkarkime për prokurorët e rrethit./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended