Ujësjellësi i Tiranës - (8 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Tirana do të vuajë për ujë edhe këtë verë. Drejtuesit e ujësjellësit tregojnë se gjendja nuk ka ndryshuar në krahasim me vitet e kaluara. Kush ka patur ujë dikur do të ketë përsëri, kush nuk ka patur edhe sivjet do të vuajë. Drejtori i Ujësjellësit të Tiranës Andi Xheleti tregon:

Andi Xheleti, Drejtori i Ujësjellësit të Tiranës:- ?Dy nga zonat më problematike që kemi është zona e Tiranës së Re ose zona e ish-Bllokut. Këto probleme kanë lindur nga shtimi i dendësisë së popullsisë në këtë zonë. Megjithatë ka zona akoma që vazhdojnë të ndihen problemet, siç është zona e rrugës së ?Qelqit?, që shpresojmë të zgjidhen me vazhdimin e fazës së tretë të punimeve?.

Në Pranverë të vitit ?94 një shoqëri italiane filloi shtrimin e rrjetit të ujësjellësit të kryeqytetit dhe premtoi se do ta përfundonte për 20 muaj. Data e përurimit përkonte me pragun e zgjedhjeve për pushtetin lokal të Tetorit të ?96. Kanë kaluar katër vjet nga afati i dorëzimit dhe ende na thonë se nuk do të kemi ujë me që rrjeti është i amortizuar.

Në këtë vapë tiranasit thonë se ujin e kanë me orar dhe njëherë vjenë, njëherë s?vjenë.

Andi Xheleti, Drejtori i Ujësjellësit të Tiranës:- ?Por një problem që ne kemi, që e kemi ngritur në të gjitha instancat, që ne bashkëveprojmë, që kërkojmë dhe ndihmën e atyre siç janë bashkia, prefektura ose drejtoria e policisë etj. Ne kërkojmë që të zgjidhet ky shqetësim që është shpërdorimi i ujit?.

Pra pas pak muajsh ne do të shkojmë të votojmë për ata që nuk mbajnë premtimet dhe as që marrin mundimin të shpjegojnë përse. Pa ujë në Verë, pa ujë e drita në Dimër përgatitemi të dalim nëpër mitingje e tubime për ata që na kanë lënë kështu në këtë shekull të XXI./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended