Kompania Deka marreveshje me Universitetin e Tiranes (23 Qershor 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
"Deka Group " prodhuesja kryesore e detergjentëve në Shqipëri, me aktivitet të zgjeruar dhe në industrinë ushqimore, i ka ofruar sot bashkëpunim konkret rektoratit të Universitetit të Tiranës. Marrëveshja e nënshkruar mes "Deka Group" dhe rektoratit të këtij universiteti, parashikon studimin e avancuar të studentëve shqiptarë si dhe angazhimi i tyre pranë veprimtarive prodhuese të Deka-s.
Në lidhje me këtë marrëveshje, drejtori i marketingut të Deka-s Murat Pllogoçishti u shpreh :
"Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që ne të ndihmojmë Universitetin e Tiranës në aktivitete të ndryshme që ata mund të kenë duke iu ofruar qoftë asistencën tonë me aq sa do të mundemi nga pikëpamja teorike, qoftë dhe mundësitë tona teknike në mënyrë që pedagogë të ndryshëm, studentë apo kushdo qoftë që ka nevojë të bëjë praktika mësimore, tema dhe mastera, ne ofrojmë të gjithë komfortin e nevojshëm që të kenë mundësinë të aplikojnë njohuritë teorike në ambientet tona të prodhimit."/tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended