Gjykata e Tiranes gjobit TV Shijak per ndeshjet e Champions League - (19 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Gjykata e Rrethit Tiranë, vendosi ndalimin e transmetimit nga Shijak TV, të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve të Europës në Futboll, ndeshje të cilat për territorin e Shqipërisë janë blerë nga TV Klan. Ky vendim i gjykatës është marrë pas padisë së bërë nga TV Klan, si rezultat i transmetimit nga Shijak TV, i ndeshjes Arsenal-Sharktar, duke shkelur kështu kontratën që TV Klan ka me UEFA-n, si i vetmi televizion që ka blerë të drejtën e transmetimit të këtyre ndeshjeve në Shqipëri.

Nga ana tjetër padia e TV Klan është bazuar në të drejtën për ligjin e autorit. Gjykata e Tiranës vendosi, detyrimin e anës së paditur, TV Shijak, të mos transmetojë në asnjë lloj ndeshje, që do të zhvillohet gjatë sezonit të Ligës së Kampioneve. Gjithashtu gjykata ka vendosur dhe sekuestron mbi pasuritë e të paditurit, për shumën 40 mijë dollarë, vlerë e kërkuar nga TV Klan, si dëmshpërblim. Por edhe pse gjykata ka marrë këtë vendim Shijak TV ka vazhduar të transmetojë ndeshjet.

TV Klan vëren, se të gjithë televizionet e tjera në Shqipëri, po respektojnë blerjet e së drejtës televizive të Ligës së Kampioneve dhe Kampionatit Italian, duke veçuar kështu vetëm Shijak TV, i cili ka shkelur sistematikisht çdo javë këto të drejta. TV Klan i drejtohet dhe KKRTV, që t?i jap fund historisë së licencimit të televizioneve pasi ka kaluar çdo lloj afati ligjor./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended