Rikthehet ne Gjykaten e Tiranes Zani Caushi (24 Tetor 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Nën masa të rrepta sigurie është sjellë nga burgu i Fierit në Gjykatën e Tiranës, Zani Çaushi. Rikthimi dhe njëherë në gjykatën e kryeqytetit nga Gjykata e Lartë të çështjes së quajtur "Banda e Zanit" për krime të ndryshme si vrasje, plagosje, rrëmbim personi, grabitje me armë, përdhunime gjatë vitit 1997, ka rihapur serinë e seancave ku tashmë i pandehur ishte vetëm Çaushi.
Gjysma e shokëve të tij janë vrarë që pas lirimit në marsin e vitit të kaluar kurse pjesa tjetër nuk gjendet. Kryetari i trupit gjyqësor Altin Abdiu nuk lejoi me pa të drejtë kamerat e televizioneve në sallë duke rikujtuar dhe njëherë epokën e ish kryetarit të tij të shkarkuar. Zani Çaushi që në fillim të seancës tha se nuk e dinte pse ishte sjellë aty duke mos qenë dhe i përfaqësuar nga avokati mbrojtës.
Pikërisht mungesa e tij, por dhe e prokurorit të çeshtjes Artan Toze, detyroi trupin gjykues të shtyjë seancën më 30 tetor. I hipur në fuoristradat e Policisë së Fierit, mes shumë forcave speciale, më pas Zani Çaushi është rikthyer në qelitë e këtij komisariati ku vuan dënimin e Gjykatës së Vlorës me burg të përjetshëm për vrasjen e dy shtetasve./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended