Ndryshime ne Policine Rrugore te Tiranes (21 Tetor 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Policia e Qarkullimit Rrugor të Tiranës, numëron plot 160 oficerë dhe policë në terren. Ambjentet e rikonstruktuara si dhe mjetet e reja moderne logjistike, e kanë lehtësuar më shumë punën e Policisë Rrugore të Tiranës. Këtë e pranon dhe shefi i kësaj policie, Nënkolonel Luan Shehaj.
"Me ndryshimet e reja, prioritetet e Policisë Rrugore do të jenë që ky ambjent kaq i mirë që u bë me mbështetjen e biznesmenëve, të pasqyrohet dhe në rrugë. Në mënyrën e komunikimit me kundravajtësit, me mënyrën e kryerjes së shërbimit, të punohet në maksimum për t'a rregulluar trafikun e Tiranës. Çfarë ka mundësi policia për t'a bërë, duhet t'a realizojë patjetër. Pasi rritet disiplina dhe rritet dhe kultura në lëvizje."
Shumë shpejt në kompjuterat e kësaj salle do të mësohet nëse shoferi i ndaluar është person i kërkuar nga policia si dhe taksat e automjetit, por për t'ja dalë mbanë, Policia Rrugore ka shumë nevojë për bashkëpunimin e organeve vendore./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended