Report TV në aksion me Policinë Rrugore të Tiranës, makina kundravajte, autobusë që ndotin

  • 6 years ago
Report TV ndoqi nga afër punën e Policisë Rrugore të Tiranës. Bashke me shefin e Trafikut në Tiranë, Taulant Gjoka, ne pamë disa nga shkeljet e shoferëve dhe këmbësorëve në kryeqytet.

Makina që bllokojnë rrugën, automjete që futen në kundravajtje, këmbësorë që kalojnë ku të munden, apo urbanë që ndotin, ishin disa nga problemet për qarkullimin në Tiranë. Por për çdo rast Policia Rrugore gjobit ose këshillon shoferët. Ka dhe nga ata drejtues mjetesh që shkelin në mënyrë flagrante Kodin Rrugor, duke u futur në kundravajtje te mbikalimi pranë Pallatit me Shigjeta.

Edhe këmbësorët zgjedhin të kalojnë në mes të rrugës dhe jo tek vijat e bardha. Gjatë vëzhgimit në Tiranë ka edhe urbanë që ndotin ambjentin dhe që ndalohen nga Policia Rrugore. Ky është urbani I Institutit që lëshon një ?re tymi? në rrugën ?Dritan Hoxha?.

Taulant Gjoka shprehet se oficerët e Policisë rrugore përballen me situatea të vështira dhe ka një këshillë për shoferët dhe këmbësorët në Tiranë.

Recommended