Rikonstruktohet godina e policise rrugore ne Tirane - (7 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva TV Klan 2000

Edhe sot policët rrugor të Tiranës kanë mbajtur nën kontroll qarkullimin e zhurmshëm të kryeqytetit. Një ditë e zakonshme pune, ku përveç udhëzimeve dhe këshillave nuk mungojnë dhe gjobat. Fundjava zakonisht nuk ka fluks të madh makinash, megjithatë prezenca e policëve të qarkullimit rrugor është mëse i nevojshëm.

Rreth 50 policë dhe oficer të drejtuar nga kolonel Luan Shehaj përbëjnë, skuadrat e panterave të policisë rrugore të Tiranës, puna e të cilave vështirësohet me mosfunksionimin e semaforëve, mungesën e tabelave, por dhe nga mos respektimi i rregullave të qarkullimit, si nga shoferët ashtu dhe nga këmbësorët.

Që sot puna e policisë rrugore bëhet më e lehtë. Objekti i policisë rrugore të Tiranës është rikonstruktuar plotësisht, si nga pamja e jashtme dhe e brendshme, ashtu dhe nga aparaturat logjistike. Për inaugurimin e objektit të rikonstruktuar, shkoi dhe vetë Ministri i Rendit Spartak Poçi. Një sistem i kompjuterizuar, regjistron të gjitha të dhënat e policëve në terren./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended