Rikonstruktohet shkolla "Medrese" ne Tirane - (18 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

170 mijë dollarë u shpenzuan nga shoqata bamirëse e Katarit, për restaurimin në Medresenë e Tiranës, ?Haxhi Haziz Mahmut Dashi?. Këtu përfshihen 9 ambiente mësimore, salla kompjuteri, laboratori i kimisë, fizikës, si dhe zyrat e drejtorisë. Gjithashtu janë vënë në dispozicion, pesë ambiente me nga gjashtë shtretër secili, që shërbejnë si konvikte për nxënësit e ardhur nga larg. Për këtë prononcohet drejtori i shkollës, Adnand Beli.

Adnand Beli, drejtori i shkollës Medrese:- ?Ambientet e krijuara, krijojnë mundësinë e rritjes cilësore, të mësimit të nxënësve në shkollën tonë. Po ashtu edhe për nxënësit konviktor, janë krijuar kushte shumë optimale, që ata të arrijnë rezultate më të mira në mësime. Qëllimi final i shkollës sonë është që të nxjerrë intelektualë, me arsim të lartë me kulturë islame?.

Mendimi i drejtuesve është se kati i tretë i godinës, mund të rikonstruktohet vitin e ardhshëm dhe do të shërbejë që nxënësit e kësaj medreseje, të vazhdojnë studimet e larta po në këtë shkollë./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended