Berisha mbledh aktivin e PD Tirane, thirrje demokrateve per proteste - (23 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, iu ka bërë thirrje sot demokratëve të kryeqytetit të dalin familjarisht në shesh, që nga dita e enjte e kësaj jave. Ne, tha Berisha, jemi qytetarët e dhunuar, qytetarët e poshtëruar e të përjashtuar nga listat.

Sali Berisha, Kryetar i PD:- ?Do të protestojmë në mënyrë paqësore, por të gjithë demokratët do të dalin në shesh me familjet e tyre. Ky është motivi ynë. A duhet ta humbasim ne vendosmërinë? Do të ishte fatale në qoftë se ne humbasim vendosmërinë dhe përpjekjen tonë për votën e lirë?.

Më tej Berisha është ndalur tek deklaratat e organizmave ndërkombëtare në lidhje me zgjedhjet lokale.

Sali Berisha, Kryetar i PD:-?Do të mbrojmë çdo institucion perëndimor me qëllime perëndimore, me bindjen më të thellë se nuk ka qytetar perëndimor, nuk ka institucion perëndimor dhe nuk ka qeveri perëndimore që të pranojë për të ligjshme, të pranojë për korrekte të lira e të ndershme, zgjedhjet në të cilat përjashtohen qindra-mijëra qytetarë për motive politike?.

Kështu në aktivin e PD së Tiranës, kanë nisur përgatitjet për fillimin e protestave në sheshin ?Skënderbej?, të cilat do të nisin të enjten dhe do të vazhdojnë deri në një kohë të papërcaktuar./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended