KQV Tirane nis punen per verifikimin e procesverbaleve (6 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Vendore të Tiranës ka nisur që sot në mëngjes punën për verifikimin e procesverbalit përfundimtar për zgjedhjet e 1 tetorit. Burimet pranë këtij komisioni konfirmoi se mbrëmë përfundoi puna për çeljen e kutive për 328 qendrat e votimeve të kryeqytetit.
Ky komision për shkak të volumit të madh të punës, por dhe të mos parashikimit nga ligji i komisioneve qendrore të zgjedhjeve vendore pranë 11 minibashkive, i ka kërkuar KQZ-së shtyrjen e afatit të procesverbalit përfundimtar.
Sot pritet të publikohet rezultati zyrtar i votimeve për Bashkinë e Tiranës dhe ai do t'i përcillet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ky komision nesër pritet të shpallë rezultatin përfundimtar pë raundin e parë të zgjedhjeve në shkallë vendi./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended