Dita pa makina në Tiranë - (3 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Sot qytetarë e Tiranës kanë përjetuar atë rregullsi e shëtitje si në mjaft vende të Europës. Për herë të parë pas më shumë se dhjetë vjetësh, kthehet pamja e kryeqytetit pa automjete. Kjo është nisma më e fundit e bashkisë vetëm për fundjavën, urdhrin e së cilës e zbaton policia e qarkullimit rrugor.

Nga ora 6 e pasdites deri në orën 22 të mbrëmjes këtu sot edhe nesër nuk do të shkeli rrotë makine qoftë edhe shtetërore. Shëtitorja do të ketë veç këmbësor. Por ç?ndodh në anën tjetër grupi ku automjetet kanë mundësi lëvizjeje, më shumë trafik dhe bllokime në pika të tjera.

Lokalet e kësaj zone tashmë shkretëtirë kanë më pak klientë. Më të qetë e të lumtur nga ky vendim ndihen ata që s?kanë makinë. Tiranasit sot pas shumë kohësh kanë qenë larg shurmës së makinës dhe pluhurit të rrugës./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended